Një shpërthim i një sasie tritoli ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit në qytetin e Krujës, në rrugën “Vrana Konti”. Lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën tip “Opel Corsa”, në përdorim nga një 25-vjeçar.
Si pasojë e shpërthimit, mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit, aty ku ishte vendosur lënda plasëse. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar.
Policia e Krujës ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të shpërthimit. Grupi hetimor po punon gjithashtu për të shqyrtuar ndonjë mundësi konflikti që mund të ketë pasur lidhje me ngjarjen dhe për të marrë në pyetje pronarin e automjetit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...