Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, ka publikuar marrëveshjen e plotë në mes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes, pas reagimeve që kanë ardhur nga shteti i Serbisë për këtë bashkëpunim në mes të tre shteteve, shkruan Gazeta Express.
Vëngu ka publikuar marrëveshjen e plotë të arritur në mes të tre shteteve, duke thënë se Republika e Shqipërisë s’e ka problem që të tregojë se për çfarë janë pajtuar me Kosovën dhe Kroacinë dhe duke theksuar se Shqipëria s’bën traktate të fshehta në dëm të fqinjëve.
Ministri shqiptar thotë se Serbia ka injoruar prej dy vitesh iniciativat rajonale dhe në këtë mënyrë ia ka pamundësuar vetes mundësinë për të nxitur apo për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe.
Ai thotë se pezullimi i një qëndrimi të tillë injorues të Serbisë është në dorën e Beogradit zyrtar që të lihet anash, dhe kjo gjë e bën të kotë çdo narrative viktimizuese që vjen nga Serbia.
“Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karrikes boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe.”, ka shkruar Vëngu.
Ministri shqiptar ka publikuar edhe marrëveshjen e plotë mes tri shteteve./GazetaExpress/
Marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane.
— Pirro Vengu (@pvengu) March 22, 2025
Si aleatë kemi një vlerësim të njëmendtë mbi kërcënimet që synojnë të pengojnë të ardhmen evropiane të rajonit tonë.
Ndaj kemi vendosur të… pic.twitter.com/2VYXWEkJiG
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...