Rimori detyrën nga Veliaj, kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë shkarkon nënkryetaren dhe sekretarin e Përgjithshëm - Gazeta Express
string(117) "rimori-detyren-nga-veliaj-kryetarja-e-komanduar-e-bashkise-tirane-shkarkon-nenkryetaren-dhe-sekretarin-e-pergjithshem"

Shqiperi

Gazeta Express

21/03/2025 16:21

Rimori detyrën nga Veliaj, kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë shkarkon nënkryetaren dhe sekretarin e Përgjithshëm

Shqiperi

Gazeta Express

21/03/2025 16:21

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi pasi rimori delegimin e detyrës nga Erion Veliaj.

Ristani ka komanduar Jonida Halili si sekretare të përgjithshme. Vendimi vjen pas një keqkuptimi që lidhej me delegimin e detyrave, ku kryebashkiaku Erion Veliaj i kishte hequr kompetencat Ristanit për t’ia deleguar Goxhajt.

Veliaj ka sqaruar se sipas tij gjithçka ishte një keqkuptim për shkak të mungesës së informacionit si pasojë e izolimit në qeli. Ndërkaq edhe Ristani gjatë deklaratës për media sot ka mohuar të ketë përplasje mes Ramës e Veliajt, duke e quajtur gjithçka një problem të komunikimit të brendshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement