Rafuna demanton Donika Gërvallen, mohon se punëtorët po kthehen në Kosovë - Gazeta Express
string(72) "rafuna-demanton-donika-gervallen-mohon-se-punetoret-po-kthehen-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2025 20:45

Rafuna demanton Donika Gërvallen, mohon se punëtorët po kthehen në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

20/03/2025 20:45

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kishte thënë se “po takoj në aeroplan qytetarë të Kosovës që jetojnë në perëndim por tash po kthehen”.

E këtë e demantoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili të enjten ishte i thirrur në emisionin FRONTAL në T7 me Arsim Lanin.

Rafuna tha se vazhdon trendi që të rinjtë të dalin jashtë.

“Jo nuk është vërejtë kjo. Vazhdon trendi i të rinjve me dalë jashtë vendit. Ne i kemi bë thirrje qeverisë me pas strategji, me pas plan për me parandalu ikjen, por edhe me i kthy ata që kanë ecë. Duhet me urgjencë me u bë një reformim i brendshëm”, tha Rafuna.

Advertisement
Advertisement
Advertisement