Osmani me Prattipatin flasin për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA "në përputhje me objektivat e përcaktuara nga Administrata Trump" - Gazeta Express
string(135) "osmani-pretprattipatin-flasin-per-thellimin-e-bashkepunimit-kosove-shba-ne-perputhje-me-objektivat-e-percaktuara-nga-administrata-trump"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2025 19:27

Osmani me Prattipatin flasin për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA “në përputhje me objektivat e përcaktuara nga Administrata Trump”

Lajme

Gazeta Express

20/03/2025 19:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati

Siç ka njoftuar zyra e presidencës, në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë, situata e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe hapat përpara drejt formimit të qeverisë.

Gjithashtu, biseda është fokusuar në angazhimet konkrete pas vizitave të fundit në Kosovë, përfshirë ato të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, vizitat e përfaqësuesve  ushtarak të SHBA-ve, si dhe vizitën e Presidentit të Letonisë, që u zhvilllua gjatë ditës së sotme.

Njoftimi vazhdon duke treguar se në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij.

“Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati u ndalën veçanërisht te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes. Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve”, përmbyllet njoftimi i presidencës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement