Kush është lideri i vetëm në BE që nuk riafirmon mbështetjen për kufijtë e Ukrainës - Gazeta Express
string(83) "kush-eshte-lideri-i-vetem-ne-be-qe-nuk-riafirmon-mbeshtetjen-per-kufijte-e-ukraines"

Gazeta Express

20/03/2025 18:09

Kush është lideri i vetëm në BE që nuk riafirmon mbështetjen për kufijtë e Ukrainës

Gazeta Express

20/03/2025 18:09

Ditën e sotme në Bruksel do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian, ku pritet të diskutohet për të ardhmen e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, të gjithë liderët e BE-së, me një përjashtim, kanë mbështetur një deklaratë që rikonfirmon “mbështetjen e palëkundur të bllokut për integritetin territorial të Ukrainës”.

Përjashtim bën vetëm kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, raportojnë mediat e huaja, shkruan a2cnn.

Nuk është një lajm befasues, pasi ai është shpesh një ‘gjemb’ në krahun e BE-së që nuk pajtohet me liderët e tjerë evropianë.

Ai është dashamirës ndaj Putinit dhe vitin e kaluar u takua me të për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë, shumë kohë përpara raundit të fundit të bisedimeve për armëpushim të nisura nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement