Veliaj përballet me akuzë të re për futjen e sendeve të ndaluara në qeli - Gazeta Express
string(72) "veliaj-perballet-me-akuze-te-re-per-futjen-e-sendeve-te-ndaluara-ne-qeli"

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2025 18:01

Veliaj përballet me akuzë të re për futjen e sendeve të ndaluara në qeli

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2025 18:01

Prokuroria e Posaçme ka shtuar një tjetër akuzë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke dyshuar se ai ka kryer veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara në qeli, vepër e parashikuar nga Neni 324-a, që çon në dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burg.Kryebashkiaku u mor në pyetje për rreth një orë e gjysmë nga SPAK, ku ishte i shoqëruar nga dy avokatët e tij. Akuzat e reja lidhen me përdorimin e celularit të gardianit të burgut gjatë transportimit të tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kur ai kërkoi ankimimin e masës së arrestit.Po ashtu, një punonjës i policisë së burgut është gjithashtu nën hetim për dyshimin se i ka dhënë telefonin Veliajt. Ky hetim shton edhe më tej numrin e akuzave ndaj tij, pas atyre për korrupsion pasiv dhe pastrim parashikim të veprës penale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement