"Ngërç" në Bashkinë e Tiranës, Veliaj refuzon të firmosë për rikthimin e Ristanit si kryetare e komanduar? - Gazeta Express
string(102) "ngerc-ne-bashkine-e-tiranes-veliaj-refuzon-te-firmose-per-rikthimin-e-ristanit-si-kryetare-e-komanduar"

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2025 17:39

“Ngërç” në Bashkinë e Tiranës, Veliaj refuzon të firmosë për rikthimin e Ristanit si kryetare e komanduar?

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2025 17:39

Bashkia e Tiranës është përfshirë në kolaps administrativ, pasi prej 24 orësh asnjë nga drejtuesit e saj të lartë nuk ka të drejtën për të firmosur vendime dhe urdhra në emër të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg.

Situata ka ardhur pas një përplasjeje mbi delegimin e kompetencave. Fillimisht, Veliaj ia kishte kaluar këto Sara Goxhajt, duke zëvendësuar Anuela Ristanin. Ky vendim nuk u prit mirë nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi rikthimin e Ristanit. Megjithatë, ligjërisht, ndryshimi kërkon firmën e vetë Veliajt, i cili deri më tani nuk e ka firmosur rikthimin e Ristanit. Mbetet për tu parë në orët në vazhdim nëse do ta pranojë rikthimin e Ristanit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement