Marrëveshje sikurse me Kroacinë e Shqipërinë? presidenti letonez: Osmani më propozoi, do ta diskutojë kur të kthehem në Riga - Gazeta Express
string(121) "marreveshje-sikurse-me-kroacine-e-shqiperine-presidenti-letonez-osmani-me-propozoi-do-ta-diskutoje-kur-te-kthehem-ne-riga"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2025 15:04

Marrëveshje sikurse me Kroacinë e Shqipërinë? presidenti letonez: Osmani më propozoi, do ta diskutojë kur të kthehem në Riga

Lajme

Gazeta Express

20/03/2025 15:04

Presidenti letonez, Edgar Rinkevics, në konferencën për media në Prishtinë, ka treguar se presdientja Osmani i ka propozuar arritjen e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Letonisë në fushën e mbrojtjes, njejtë sikurse ka nënshkruar Kosova me Shqipërinë dhe Kroacinë, shkruan Gazeta Express.

Rinkevics ka treguar se me vete ka marrë edhe njeriun e mbrojtjes dhe se do të diskutojë për një gjë të tillë kur të kthehet në Letoni.

Ai ka deklaruar se do të diskutojnë me ministrinë e Mbrojtjes lidhur me bashkëpunimin e mundshëm mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes.

“Presidentja ma dha idenë për këtë marrëveshje, do ta ndajë me kolegët në shtëpi, do të shohim se cfarë lloj marrëveshjesh mund të bëjmë në fushën e mbrojtjes. Sigurisht do të punojmë me Ministrinë e Mbrojtjes. Fatmirësisht kemi edhe njeriun e mbrojtjes këtu dhe ai do të diskutojë këtë me ministrinë e Mbrojtjes kur të kthehemi në Riga”, ka deklaruar presidenti letonez./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement