Presidenti i Letonisë Edgars Rinkēvičs, është duke zhvilluar një konferencë për media së bashku me presidenten Vjosa Osmani, pas takimit që këta dy kanë mbajtur bashkë, shkruan Gazeta Express.
Presidenti i Letonisë është deklaruar edhe për statutin e vendit kandidat të Kosovës për BE, duke thënë se kjo është çështje që merret si vendim unanim nga të gjithë dhe se për këtë arsye s’mund të premtojë nëse kjo do t’i jepet Kosovës deri në fund të vitit.
Ai është deklaruar edhe për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Letonisë në fushën e mbrojtjes, duke thënë se këtë do ta diskutojë me kolegët e tij në Letoni, dhe do të shohin se çfarë marrëveshjesh mund të bëhen në këtë drejtim.
I njëjti është deklaruar edhe për masat ndaj Kosovës, duke thënë se qëndrimi i Letonisë është i qartë se ato duhet të hiqen.
‘‘Sa i përket statusit të shtetit te vendit kandidat është qartë së është vendim unanim i të gjitha 27 shteteve anëtare. Do të kthehem dhe do të diskutoj me kolegët e mi do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Para se të shkojmë atje duhet fillimisht t’i heqim masat kufizuese. Qëndrimi i Letonisë është i qartë, mendojmë se duhet të largohen ato masa kufizuese dhe për këtë avokojmë në BE. Por s’mund te ju premtoj që statusi i vendit kandidat do të jepet deri në fund të vitit. Besojmë që ka nevojë për procesin e reformave dhe procesin politik në rajon. Presidentja ma dha idenë për këtë marrëveshje, dhe do të ndaj me kolegët në shtëpi dhe do të shohim se çfarë marrëveshjesh mund të bëhen në fushën e mbrojtjes sigurisht do të punojmë me ministrinë e mbrojtjes’’, ka thënë ai mes tjerash ./GazetaExpress