Krahas Kosovës, sot luhen edhe disa ndeshje tjera, po ashtu në Ligën e Kombeve.
Do të zhvillohet play-offi i Ligës A në ndeshjet e para cerekfinale, shkruan Gazeta Express.
Kroacia do të jetë nikoqire e Francës në përballjen e parë, teksa spektakli vazhdon me ndeshjen Itali-Gjermani e po ashtu edhe me përballjen Holandë-Spanjë.
Dueli me interesin më të vogël është ai mes Danimarkës dhe Portugalisë.
Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 20:45.
