U raportua se Ministria e tij pagoi 66 mijë euro për bartjen e mobilieve inekzistente, s'ka ndonjë reagim nga Faton Peci - Gazeta Express
string(118) "u-raportua-se-ministria-e-tij-pagoi-66-mije-euro-per-bartjen-e-mobilieve-inekzistente-ska-ndonje-reagim-nga-faton-peci"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 23:59

U raportua se Ministria e tij pagoi 66 mijë euro për bartjen e mobilieve inekzistente, s’ka ndonjë reagim nga Faton Peci

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 23:59

Faton Peci është zyrtari më i përfolur sonte i Qeverisë Kurti pas raportimeve se Ministria e Bujqësisë që e drejton ai, ka paguar 66 mijë euro për bartjen e mobilieve nga objekti ku e kishte selinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. KOHA ka raportuar se aty nuk ka pasur fare mobilie.

Sido që të jetë, Peci, të mërkurën, gjatë ditës ka shkruar për subvencione.

Ai ka thënë së ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për implementimin e pagesave direkte.

Postimi i plotë

☀️Sot nënshkruajta Udhëzimin Administrativ për implementimin e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2025 , program ky i cili do mundësojë zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe ngritjes së kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve.

🌾Pas hapave të tjerë administrativ siç është periudha 7 ditore pas publikimit në Gazetë Zyrtare, do ju njoftojmë për detajet e hapjes së programit për aplikim.

💚U priftë e mbara!

Advertisement
Advertisement
Advertisement