Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Gazeta Express
string(35) "moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim-51"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 22:50

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 22:50

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta nga veriu e verilindja, por temperaturat ditore do të shënojnë rritje të ndjeshme. Mëngjesi do të jetë me acar jo shumë të fortë ku temperaturat pritet të lëvizin nga -1 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat ditore nga 11 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot me diell dhe me rritje të temperaturave ditore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me acar.

Nga e Premtja rritje të mëtutjeshme të temperaturave, por gjatë fundjavës do të kemi shtim dhe kalime të shpeshta vranësirash me reshje afatshkurtra shiu të karakterit lokal./MeteoBallkan

Advertisement
Advertisement
Advertisement