Trump zhvillon "telefonatë shumë të mirë" me Zelensky: Jemi në rrugën e duhur - Gazeta Express
string(74) "trump-zhvillon-telefonate-shume-te-mire-me-zelensky-jemi-ne-rrugen-e-duhur"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 17:11

Trump zhvillon “telefonatë shumë të mirë” me Zelensky: Jemi në rrugën e duhur

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 17:11

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është deklaruar pas telefonatës e tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se biseda telefonike ka qenë shumë e mirë, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Presidenti amerikan në reagimin e tij ka thënë edhe se ‘‘jemi në rrugën e duhur’’.

Postimi:

Pata një bisedë telefonike shumë të mirë me presidentin Zelensky të Ukrainës. Ajo zgjati rreth një orë.

Shumë nga biseda u bazua në telefonatën që bëra dje me presidentin Putin, për të përputhur kërkesat dhe nevojat e Rusisë dhe Ukrainës.

Jemi shumë në rrugën e duhur dhe do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara.

Kjo deklaratë do të publikohet shumë shpejt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement