FFK e suspendon me dy ndeshje dhe e gjobit me 300 euro Ismet Munishin - Gazeta Express
string(69) "ffk-e-suspendon-me-dy-ndeshje-dhe-e-gjobit-me-300-euro-ismet-munishin"

Futboll

Gazeta Express

19/03/2025 16:16

FFK e suspendon me dy ndeshje dhe e gjobit me 300 euro Ismet Munishin

Futboll

Gazeta Express

19/03/2025 16:16

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur të dënojë kryetrajnerin e KF “Dukagjini”, Ismet Munishi, pas sjelljeve të tij të papranueshme ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen ndaj FC Drita. Vendimi erdhi pas analizimit të raportit të gjyqtarit dhe xhirimeve televizive të ndeshjes.

Sipas njoftimit nga Komisioni Disiplinor, Munishi ka nisur një fushatë publike denigruese dhe kërcënuese ndaj gjyqtarit kryesor sapo u caktua për këtë ndeshje. Kjo sjellje u reflektua edhe në terren, ku trajneri vazhdoi me kërcënime dhe sharje kundrejt gjyqtarit që në momentin e inspektimit të fushës.

Incidenti kulmoi në minutën e 42-të të ndeshjes, pas shënimit të golit nga FC Drita, kur Munishi u përplas fizikisht dhe verbalisht me pankinën e kundërshtarit, duke u shprehur në mënyrë të pakontrolluar. Për sjelljet e tij, ai u ndëshkua me karton të kuq direkt, por refuzoi të largohej nga fusha. Vetëm pas insistimit të stafit të KF “Dukagjini” dhe delegatit të ndeshjes, ai u dërgua në tribunë.

Në bazë të Rregullores Disiplinore të FFK-së, konkretisht nenit 15, paragrafi 1, pika C, Munishi është dënuar me ndalim të ushtrimit të detyrës së tij për dy ndeshje zyrtare. Po ashtu, bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika C të së njëjtës rregullore, ai duhet të paguajë një gjobë prej 300 eurosh brenda tetë ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement