Policia e Tiranës ka zbuluar një laborator të specializuar për kultivimin e lëndëve narkotike në fshatin Laknas, duke arrestuar dy vëllezërit që mbanin shtëpinë e barit dhe një punonjës të OSHEE-së.
Në kuadër të operacionit “Llamba”, u arrestuan shtetasit Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç, pronarë të ambienteve të përshtatura për kultivimin e kanabisit. Po ashtu, në pranga u vu edhe shtetasi E. P., 29 vjeç, punonjës i OSHEE-së, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka ndihmuar në këtë veprimtari kriminale duke lejuar lidhjen ilegale të energjisë elektrike.
Gjithashtu, babai i dy vëllezërve, shtetasi Z. M., 66 vjeç, u procedua në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin dhe nuk e kishte denoncuar.
Gjatë kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi kanabis të përpunuar dhe pajisje të ndryshme të specializuara, si llamba për ndriçim, ventilatorë freskues, filtra për pastrimin e aromave dhe pajisje për matjen e temperaturës, që përdoren për kultivimin e lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...