Një person është arrestuar në fshatin Shkozë të Malishevës, pasi gjatë kontrollit në vendbanimin e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një armë automatike me një karikator, 32 fishekë dhe dy gëzhoja.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Komunikata e plotë:
Arrestohet një i dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve
Gjakovë, 19 Mars 2025
Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, më datë 19.03.2025, rreth orës 09:00, Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka realizuar një kontroll në vendbanimin e një të dyshuari në fshatin Shkozë- Malishevë.
Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:
Një pushkë gjuetie,
Një armë automatike me një karikator,
32 fishekë dhe
Dy gëzhoja
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme që cenon sigurinë e qytetarëve.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...