Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë dalë me një komunikatë të përbashkët në lidhje me aksionin që u zhvillua sot në 21 lokacione në jug dhe veri të Mitrovicës, Vushtrri, Skenderaj e Leposaviq.
16 persona janë shoqëruar në Polici me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Detyrimi” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Po ashtu janë sekuestruar: 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.
13 persona janë ndaluar për 48 orë.
“Pas intervistimit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, 13 persona shkojnë në ndalim prej 48 orësh.”
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...