Biznesmeni Elman Abule është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Abule ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ai u arrestua më 10 shkurt së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, por pas ankimimit të masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm vendosi më 13 mars të zbuste masën e sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Sipas SPAK, Abule akuzohet se ka kryer veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.