Kundërshtoi dhe goditi policin e Rrugores, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë - Gazeta Express
string(73) "kundershtoi-dhe-goditi-policin-e-rrugores-arrestohet-31-vjecari-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2025 11:20

Kundërshtoi dhe goditi policin e Rrugores, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2025 11:20

Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës të Policisë Rrugore, në detyrë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 18 mars, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”.

Punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen.

Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement