Humbi në pingpong, ky është dënimi epik që e mori Williams nga Yamal - Gazeta Express
string(67) "humbi-ne-pingpong-ky-eshte-denimi-epik-qe-e-mori-williams-nga-yamal"

Futboll

Gazeta Express

19/03/2025 9:52

Humbi në pingpong, ky është dënimi epik që e mori Williams nga Yamal

Futboll

Gazeta Express

19/03/2025 9:52

Ligat evropiane janë duke pushuar dhe është koha për ndeshjet e Kombëtareve.

Krahas ushtrimeve, futbollistët e shfrytëzojnë kohën e lirë për t’u marrë edhe me aktivitete të tjera, shkruan “Gazeta Express”.

E talentët e Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal dhe Nico Williams e shfrytëzuan rastin duke luajtur pingpong.

Fitimtar në këtë sfidë doli ylli i Barcelonës, i cili ia dha një ndëshkim yllit të Athletic Bilbaos.

Williams u detyrua të futet dhe të ecën zhagas nën tavolinë të pingopongut, ndërsa u filmua nga shokët e tij të Kombëtares, të cilët sigurisht se nuk mundën të ndaleshin së qeshuri.

Yamal dhe Williams janë shokë të mirë, ndërsa shkëlqyen në Euro 2024 duke triumfuar me “Stuhinë e Kuqe”.

Ky moment u bë viral në rrjetet sociale. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement