Artisti Francisco Tomsich nis programin e eventeve të rezidencës OPE.N në Kino Lumbardhi me një bisedë rreth praktikës së tij artistike. Mes projektit OPE.N për pesë javë mirëpresim artistë dhe të angazhuarit në kulturë duke ofruar hapësirë dhe mundësi për të zhvilluar projektet dhe hulumtimet e tyre. Tomsich do të prezantojë projektin e tij të titulluar Taglia: një hulumtim mbi rezistencën kulturore (ose jo), më 21 mars prej orës 15:00 në Kino Lumbardhi.
Taglia, një projekt i nisur prej vitit 2014 fokusohet në studim, përshtatje, përdorim dhe manipulim të elementëve kulturore, historisë dhe praktikave artistike në vendet e ish-Jugosllavisë në lidhje me praktika të ndryshme që zhvillohen në Amerikën Jugore. Kjo prerje e këtyre produkteve kulturore që konsistojnë në ese, poezi, piktura, filma, ekspozita, platforma kolektive dhe bashkëpunime synon të ngjallë diskutime mbi se çfarë e bën Kosovën të veçantë në sferën e bashkëkohësisë dhe prodhimit kulturor.

Më shumë për Francisco Tomsich :
Francisco Tomsich është artist dhe autor nga Uruguai dhe me bazë në regjionin Istria në Slloveni. Praktika e tij merr formë në ekspozita, publikime, modele të hulumtimit dhe mjete edukative për punën në skenë, duke manipuluar mediume të ndryshme të shprehjes, në gjuhësi dhe të folme që shpesh ndërlidhen me praktika të artistëve dhe punëtoreve të ndryshëm të kulturës.
Programi i rezidencave mbështetet nga projekti OPE.N si dhe është e bashkëfinancuar nga fondet e Bashkimit Evropian.