“Të turpëruarit” premierë mysafire në Teatrin Kombëtar të Kosovës - Gazeta Express
string(63) "te-turperuarit-premiere-mysafire-ne-teatrin-kombetar-te-kosoves"

Arte

Gazeta Express

18/03/2025 14:30

“Të turpëruarit” premierë mysafire në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Arte

Gazeta Express

18/03/2025 14:30

“Të turpëruarit” është shfaqja mysafire që u luajt në Amfiteatrin e TKK-së më 17 mars dhe do të luhet edhe sonte me fillim nga ora 20:00.

Shfaqja vjen si bashkëpunim i artistëve teatror nga Prishtina dhe Tirana, trajton identitetin, kulturën dhe konfliktet ndërkulturore në shoqërinë moderne. Përmes dilemave të personazheve, shfaqja sfidon stereotipet, diskriminimin dhe paragjykimet, duke nxjerrë në pah sfidat e një shoqërie të diversifikuar dhe nevojën për dialog e reflektim mbi marrëdhëniet ndërkulturore.

Regjisor: Altin Basha

Luajnë: Adrian Morina, Blerta Syla Surroi, Kushtrim Sheremeti, Aurita Agushi dhe Endrit Ahmetaj

Advertisement
Advertisement
Advertisement