Messi i mërzitur, këto janë fjalët e tij për mungesën ndaj Uruguait e Brazilit - Gazeta Express
string(77) "messi-i-merzitur-keto-jane-fjalet-e-tij-per-mungesen-ndaj-uruguait-e-brazilit"

Futboll

Gazeta Express

18/03/2025 11:04

Messi i mërzitur, këto janë fjalët e tij për mungesën ndaj Uruguait e Brazilit

Futboll

Gazeta Express

18/03/2025 11:04

Lionel Messi ndihet mjaft i mërzitur.

Ylli argjentinas nuk do të mundë ta ndihmojë Kombëtaren e Argjentinës në ndeshjet e rëndësishme ndaj Uruguait dhe Brazilit, në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë e ka zyrtarizuar sot mungesën e tij në këto dy ndeshje të mëdha, ndërsa iu uron suksese shokëve të Kombëtares, për të cilët do të bëjë tifo nga larg, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit u lëndua së fundmi dhe për këtë nuk do të jetë në dispozicion të selektorit Lionel Scaloni për duelet e marsit.

“Ndihem keq dhe i mërzitur që do t’i humbë këto ndeshje të rëndësishme me Argjentinën kundër Uruguait e Brazilit.”

“Unë vërtet doja të luaja për ekipin kombëtar, por një lëndim i vogël më detyron të pushoj paksa, kështu që nuk do të mundë të jem aty.”

“Do të bëjë tifo prej këtu, njëjtë si çdo tifoz tjetër. Shkojmë përpara, Argjentinë!” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement