Afrim Muçiqi ka dhënë kontribut të madh në futbollin kosovar.
Këngëtari i njohur ka qenë donator dhe aksionar i FC Prishtinës për afro dy dekada, ndërsa një kohë të gjatë ishte edhe nënkryetar i klubit, shkruan “Gazeta Express”.
Ai ishte i ftuar në emisionin “Favorit” në T7, ndërsa e shprehu dhimbjen dhe zhgënjimin e tij të thellë me gjendjen aktuale të klubit Bardhekaltër, i cili i kaloi 10 ndeshje pa fitore dhe gjendet në një pozitë të palakmueshme në tabelë.
Muçiqi thotë se klubi nuk po menaxhohet si në kohën kur ishte ai pjesë e tij dhe e sheh me sy kritik gjendjen, mbi të gjitha në menaxhimin e lojtarëve.
Më poshtë mund ta shihni videon e plotë në Youtube të emisionit “Favorit”. /Gazeta Express

Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...