Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka komentuar vizitën e djeshme në Prishtinë të të dërguarit të ri të BashkimitEvropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.
Në intervistë për Ekonomia Online, profesor Krasniqi nënvizoi se plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit nuk janë kompromis, por kapitullim përballë presionit ndërkombëtar.
“Është një rifillim që tani për tani është vështirë të prognozohet se a do të ketë sukses për arsye se përvoja është e hidhur. E para: Bashkimi Evropian nuk e trajton si palë të barabartë Kosovën si Serbinë dhe e dyta është plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit që faktikisht formon autonominë e veriut në Kosovë. Kështu që varet prej çfarë baze do të niset ai. Ajo që deklaroi sot që tha se është një fillim i mirë, ai është diplomat, ajo çka tha deri tani nuk do të thotë asgjë. Pritet se si do të zhvillohet dinamika për të ardhmen, duke pasur parasysh edhe krizën e madhe në Serbi, por edhe krizën e madhe në qeverisjen në Kosovë. T’i kërkohet një shteti të pavarur kompromis kjo do të thotë se i kërkohet diçka që e cenon sovranitetin. Plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit realisht e kërcënojnë sovranitetin e Kosovës dhe nuk është kompromis, por është kapitullim përballë presionit që ka bërë komuniteti ndërkombëtar.”, tha Krasniqi
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...