Nis kontrolli në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate në RMV - Gazeta Express
string(100) "nis-kontrolli-ne-terren-i-te-gjitha-subjekteve-te-regjistruara-si-kabare-disko-apo-klube-nate-ne-rmv"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 8:37

Nis kontrolli në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate në RMV

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 8:37

Fillon inspektimi në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara.

Fillimin e inspektimeve e ka paralajmëruar dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate apo disko.

Kryeministri Mickoski kohë më parë tha se do të fillojë një aksion të fuqishëm për kontrollimin e të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në një diskotekë në Koçan, ku deri më tani kanë humbur jetën 59 persona dhe janë lënduar 155.

Advertisement
Advertisement
Advertisement