Në ora 15:00 sot varroset babai i ish-presidentit Thaçi - Gazeta Express
string(54) "ne-ora-1500-sot-varroset-babai-i-ish-presidentit-thaci"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 7:03

Në ora 15:00 sot varroset babai i ish-presidentit Thaçi

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 7:03

Sot në ora 15:00 varroset babai i ish-presidentit Thaçi.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Fadil Nura.

Kjo komunë ka bërë të ditur agjendën zyrtare të ceremonisë mortore për Haxhi Thaçin.

E marta do të nisë me homazhe pranë arkivolit të të ndjerit, nga ora 09:00 deri në ora 12:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Tutje, nga ora 12:00 do të mbahet mbledhje komemorative, po ashtu në palestrën “Ilaz Kodra”.

Ndërkohë nga ora 15:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, në varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt.

Ndërkohë, është bërë e ditur se e pamja e familjes Thaçi do të jetë e hapur më 19 e 20 mars në palestrën e këtij qyteti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement