Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s'po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë - Gazeta Express
string(111) "ministrja-e-drejtesise-reagon-qe-specialja-spo-i-jep-leje-hashim-thacit-per-varrimin-e-babit-absurde-e-padrejte"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 22:16

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 22:16

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara për moslejimin e Hashim Thaçit që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Më herët, OVL-UÇK tregoi se Gjykata Speciale nuk do ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrim.

Për Albulena Haxhiun një veprim i tillë është absurd, duke shtuar se është bazë e respektimit të të drejtave të njeriut që të marrësh pjesë në varrimin e prindit.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Haxhiu. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement