Shqipëria ia bën sefte me stërvitje këtë muaj, Sylvinho fton edhe ish-lojtarin e Kosovës U19 - Gazeta Express
string(91) "shqiperia-ia-ben-sefte-me-stervitje-kete-muaj-sylvinho-fton-edhe-ish-lojtarin-e-kosoves-u19"

Sport

Gazeta Express

17/03/2025 20:13

Shqipëria ia bën sefte me stërvitje këtë muaj, Sylvinho fton edhe ish-lojtarin e Kosovës U19

Sport

Gazeta Express

17/03/2025 20:13

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.

FSHF-ja bën me dije se të 26 lojtarët e grumbulluar janë bashkuar me ekipin.

Të fundit që mbërritën në grumbullim u bashkuan me skuadrën gjatë seancës stërvitore.

Ndërkohë, trajneri Sylvinho kishte grumbulluar edhe disa lojtarë nga kampionati “Abissnet Superiore” për seancën e sotme stërvitore.

Ndër ta është edhe Altin Bytyçi, i cili luan te Partizani dhe është me prejardhje nga Kosova, më saktësisht nga Suhareka.

Bytyçi më parë ishte pjesë e kombëtares U19 të Kosovës, për të cilën kishte pesë paraqitje.

Të mërkurën, ekipi shqiptar do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Ëembley”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement