“Një skemë loje ka prishur miqësinë Rozana-Gjesti”
Spektakli i “Big Brother VIP 4” i kësaj të marte pritet që të jetë me ballafaqime dhe surpriza emocionuese.
Në promon e publikuar në faqen zyrtare të BBV shkruhet: “Rikthimi i Eglit në shtëpi nuk i gëzoi të gjithë”, ndërsa shoqërohet me pamje të saj në momentin që hyri brenda dhe reagimet e banorëve të tjerë.
“A do ta pranojë ajo ballafaqimin e shumëkërkuar nga Gjesti?”, vijon shkrimi bashkëngjitur të promos ku jepen momente mes Eglit dhe Gjestit gjatë këtyre ditëve.
“Një skemë loje ka krisur miqësinë Rozana-Gjesti”, thuhet në shkrimin krahas promos ku gjithashtu ka debatet e ndodhura mes dy banorëve pas rikthimit të Eglit në shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Me disa surpriza emocionuese, të martën, Big Brother Vip, me Ledion Liçon, ora 21:15 në Top Channel”, përfundon postimi në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram”.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...