Instituti Ndërkombëtar i Shtypit i është bashkuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në dënimin e gjuhës kërcënuese të Sami Kurteshit ndaj medieve.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (IPI), i cili i është bashkuar AGK-së dhe Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) në dënimin e komenteve të papranueshme të anëtarit të KQZ-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili i ka quajtur gazetarët “qen të mediave” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë.”
“Ne e mirëpresim hapjen e një hetimi policor dhe i bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij në pushtet që ta dënojnë publikisht dhe të distancohen nga kjo retorikë e rrezikshme e Kurteshit. Partia e tij duhet t’i kërkojë Kurteshit që të kërkojë falje publike për komentet dhe të përmbahet nga bërja e komenteve të ngjashme dhe të rrezikshme në të ardhmen”, është deklaruar në faqen zyrtare të IPI në Facebook.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...