Ozil e Weise nuk ftohet për ndeshjen lamtumirëse të Diegos nga Werder Bremeni: Nuk përfaqësojnë vlerat tona - Gazeta Express
string(106) "ozil-e-weise-nuk-ftohet-per-ndeshjen-lamtumirese-te-diegos-nga-werder-bremeni-nuk-perfaqesojne-vlerat-tona"

Sport

Gazeta Express

17/03/2025 17:40

Ozil e Weise nuk ftohet për ndeshjen lamtumirëse të Diegos nga Werder Bremeni: Nuk përfaqësojnë vlerat tona

Sport

Gazeta Express

17/03/2025 17:40

Ish-lojtarët e Werder Bremen, Mesut Özil dhe Tim Wiese, nuk janë ftuar në ndeshjen lamtumirës së ish-shokut të ekipit, Diego, sepse ata nuk identifikohen më me klubin, raportoi gazeta “Bild” të shtunën.

Braziliani Diego, i cili ishte një lojtar i dashur për tifozët në Bremen midis viteve 2006 dhe 2009, fitoi Kupën e Gjermanisë me klubin në sezonin e tij të fundit, krahas Özil dhe Wiese nga Gjermania.

Por dyshja do të mungojnë në një ndeshje speciale në Bremen për të festuar karrierën e Diegos të shtunën e ardhshme.

40-vjeçari u tërhoq nga futbolli para dy vitesh.

“Se bashku me Diegon, kemi rënë dakord që të mos e përfshijmë Mesut në listën e mysafirëve, pasi ai kohët e fundit ka vepruar në një mënyrë që nuk përputhet me vlerat e Werder Bremen,” i tha një përfaqësues i klubit “Bild”.

Sa i përket Wiese, përfaqësuesi shtoi: “Ne nuk e kemi ftuar Tim Wiesen në ndeshjen lamtumirës të Diegos dhe këtë e kemi komunikuar me Diegon. Tim gjithashtu ka komunikuar publikisht disa kohë më parë se nuk donte më të kishte lidhje me Werderin.”

Özil, 36-vjeçar, nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai gjithashtu postoi një hartë të Izraelit në Instagram vitin e kaluar dhe emri i vendit ishte fshirë dhe fjala “Palestinë” ishte shkruar poshtë.

Wiese, i cili u bë wrestler pas futbollit, ka pasur mosmarrëveshje me Bremenin për disa kohë. Klubi i ka vendosur një ndalim në stadium 43-vjeçarit, që përfundoi në vitin 2023.

Advertisement
Advertisement
Advertisement