Ish presidentit të Kosovës që po mbahet në Hagë, Hashim Thaçi, dje i vdiq babai i cili po vuante nga një sëmundje e rëndë për çka po merrte trajtim në QKUK.
Specialja i dha leje Thaçit që të enjten ta vizitojë babanë e tij, Haxhi Thaçi, në QKUK ku qëndroi për rreth tri orë nën masa të rrepta sigurie.
Express ka pyetur Dhomat e Specializuara nëse do ta lejojnë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, të cilët thonë se të paraburgosurit kanë të drejtë të ushtrojnë kërkesa për të cilat më pas marrin vendim gjyqtarët.
“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigjen.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...