Osmani ngushëllon ish-presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit - Gazeta Express
string(95) "osmani-ngushellon-ish-presidentin-thaci-dhe-familjen-e-tij-per-ndarjen-nga-jeta-te-haxhi-thacit"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 7:55

Osmani ngushëllon ish-presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Lajme

Gazeta Express

17/03/2025 7:55

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit, Hashim Thaçi.

Osmani tha se kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, do të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

“Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”

Advertisement
Advertisement
Advertisement