Futbollisti kosovar, Meriton Korenica ishte në lidhje direkte në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Korenica nuk u ftua nga Kosova për dy ndeshjet e play-offit në Ligën e Kombeve, e cila ngjalli një debat të madh, shkruan Gazeta Express.
E Korenica foli rreth kësaj, duke thënë se e ka pritur ftesën, por që e pranon zgjedhjen e trajnerit.
“Normal e kam prit ftesën, por gjithmonë e kam pranuar zgjedhjen e trajnerit. Mua më mbetet vetëm me punu hala me shumë edhe me tregu formën më të mirë. Vetëm i dëshiroj suksese dhe shpresoj në këto dy ndeshje për kualifikim. Ka shumë vite që e kam pranu zgjedhjen e trajnerit, por nuk jam ankuar. Unë e kam kryer punën time. Kam qenë gjithmonë i gatshëm dhe gjithmonë do të jem. Ftesën për kombëtare e ka prit edhe klubi”, tha Korenica.

Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...