Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U21, merr një tjetër lojtar nga Kosova U21 - Gazeta Express
string(82) "alban-bushi-publikon-listen-e-shqiperise-u21-merr-nje-tjeter-lojtar-nga-kosova-u21"

Sport

Gazeta Express

16/03/2025 12:28

Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U21, merr një tjetër lojtar nga Kosova U21

Sport

Gazeta Express

16/03/2025 12:28

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar.

Tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Risi në këtë listë është Luan Simnica i cili ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës U21, derisa tani do të vazhdojë ta përfaqësojë Shqipërinë.

Dy miqësore të rëndësishme për skuadrën e 21-vjeçarëve dhe stafin teknik, të cilat do të shërbejnë për konsolidimin e grupit dhe evidentimin e elementeve të reja. 

Më 21 mars, Shqipëria U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.