Taravari për tragjedinë në Koçan: 148 të lënduar u dërguan nëpër spitale, 18 në gjendje kritike - Gazeta Express
string(93) "taravari-per-tragjedine-ne-kocan-148-te-lenduar-u-derguan-neper-spitale-18-ne-gjendje-kritike"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2025 12:21

Taravari për tragjedinë në Koçan: 148 të lënduar u dërguan nëpër spitale, 18 në gjendje kritike

Lajme

Gazeta Express

16/03/2025 12:21

148 persona janë shtruar nëpër spitale pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku në orët e para të së dielës humbën jetën të paktën 51 persona pas shpërthimit të zjarrit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se 18 persona janë në gjendje kritike.

“Deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. Në klinika kirurgjike janë 31. Në Kirurgjinë për Fëmijë 4, në “KARIL” 16. Në Kirurgjinë Plastike 11. Në Kirurgjinë e qytetit janë 27 pacientë, në “8 Shtatori” janë 17 pacientë. Në Shtip janë 39 pacientë dhe në Koçani janë 30 pacientë gjithashtu. Disa pacientë janë në gjendje kritike, rreth 18 pacientë”, deklaroi Taravari.

Të paktën 51 persona vdiqën si pasojë e zjarrit në këtë klub nate në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, siç bëri të ditur më herët ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Drejtoresha e spitalit të Koçanit në Maqedoninë e Veriut, Kristina Serafimova tha se nuk mund ta thonë numrin e saktë të të vdekurve, por shtoi se viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç dhe se janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtip dhe Koçani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement