Faruk Statovci kërkon falje për sjelljet e tij në ndeshjen ndaj Trepçës  - Gazeta Express
string(71) "faruk-statovci-kerkon-falje-per-sjelljet-e-tij-ne-ndeshjen-ndaj-trepces"

Sport

Gazeta Express

15/03/2025 17:45

Faruk Statovci kërkon falje për sjelljet e tij në ndeshjen ndaj Trepçës 

Sport

Gazeta Express

15/03/2025 17:45

Faruk Statovci, trajner i Rilindjës 1974, ka qenë në vëmendjen e të gjithëve në ndeshjen e sotme ndaj Trepçës. 

Ai e lëshoi vetën, duke reaguar ashpër ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, me tone të larta dhe duke sharë. 

Ai për këto gjeste edhe u ndëshkua me të kuq. 

Pas disa orëve, ai ka kërkuar falje për sjelljet e tij, duke thënë se ishte një reagim i çastit. 

Reagimi i plotë i Faruk Statovcit: 

“Të nderuar shikues dhe tifozë të futbollit,

Në rrjetet sociale dhe portale po qarkullon një video ku shfaqem i nervozuar. Për këtë sjellje kërkoj falje, pasi nuk përfaqëson kulturën time, por ishte një reagim i çastit. Arsyeja e këtij reagimi është ajo që ndodhi sot në fushë gjatë ndeshjes Trepça 1:1 Rilindja, ku skuadra jonë, Rilindja, u dëmtua rëndë nga vendimet e gjyqtarëve.

Vendimi për të akorduar një penallti të padrejtë kundër nesh ishte i pajustifikueshëm dhe skandaloz. Një referim i tillë nuk i shërben futbollit kosovar dhe është jashtë çdo standardi. Si trajner, gjatë gjithë karrierës sime nuk kam përjetuar një referim të tillë, as para dhe as gjatë luftës. Kjo është e tepërt dhe e papranueshme.

Shpresoj që drejtësia në futboll të triumfojë dhe të kemi një garë të ndershme për të gjithë”

Advertisement
Advertisement
Advertisement