string(108) "kush-arriti-te-behet-deputet-sipas-rezultateve-perfundimtare-kqz-publikon-listat-me-emra-te-partive-politike"

Lajme

Gazeta Express

15/03/2025 17:06

Kush arriti të bëhet deputet sipas rezultateve përfundimtare, KQZ publikon listat me emra të partive politike

Lajme

Gazeta Express

15/03/2025 17:06

KQZ sot ka shpallur edhe rezutlatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në ekran, gjatë mbledhjes janë shfaqur edhe listat me emrat e atyre që kanë siguruar votat për t’u zgjedhur deputet, shkruan Gazeta Express.

LVV e drejtuar nga Kurti do të ketë plotë 48 deputetë, derisa vetë Kurti i prinë listës me 337 mijë e 791 vota, i ndjekur nga Konjuca me 264 mijë e 407 dhe Faton Peci me 133 mijë e 987.

PDK ka marrë 24 deputetë dhe Bedri Hamza si prijës i listës ka marrë 173 mijë e 526 vota, i ndjekur nga Memli Krasniqi me 98 mijë e 415 dhe Uran Ismaili me 44 mijë e 283.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë plotë 20 deputet me Abdixhikun si prijës të listës me 146 mijë e 401 vota. Doarsa Kica Xhelili e dyta me 63 mijë e 164 vota, Kujtim Shala me 58 mijë e 817 i treti dhe Hykmete Bajrami me 54 mijë e 227 e katërta.

Lista Serbe ka marrë 9 deputetë.

Koalicioni AAK-NISMA ka marrë 8 deputetë. Ramush Haradinaj prinë me 44 mijë e 996 vota, i ndjekur pas nga Daut Haradinaj me 26 mijë e 449 dhe Fatmir Limaj me 25 mijë e 718.

Deputetët e partive të tjera minoritare: