Zjarr masiv në Gjorgoz të Fierit - Gazeta Express
string(59) "zjarr-masiv-ne-gjorgoz-te-fierit-problem-terreni-i-veshtire"

Shqiperi

Gazeta Express

15/03/2025 14:34

Zjarr masiv në Gjorgoz të Fierit

Shqiperi

Gazeta Express

15/03/2025 14:34

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me pisha të buta 80- vjecare, në Gjorgoz të Fierit.

Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha duke iu afruar edhe tokave me ullinj të banorëve të zonës dhe duke djegur disa sipërfaqe.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre mjete zjarrfikëse, dhe 18 efektivë të shërbimit zjarrfikës të Fierit e Patosit për të bërë të mundur neutralizimin e vatrave të reja dhe shuarjen e flakëve.

Terreni i vështirë kodrinor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve deri pranë vatrave të zjarrit , duke i detyruar të operojnë me mjete rrethanore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement