string(96) "ish-banorja-e-bb-vip-kosova-reagon-pasi-hyri-ne-bb-vip-albania-e-u-perball-me-injorim-nga-gjesti"

Rozë

Gazeta Express

15/03/2025 11:38

Ish-banorja e BB VIP Kosova reagon pasi hyri në BB VIP Albania e u përball me injorim nga Gjesti

Rozë

Gazeta Express

15/03/2025 11:38

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar për spekulimet rreth rikthimit të saj në shtëpi, duke mohuar se ka qenë një vendim i motivuar nga ndjenjat për dikë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar qëllimin e saj, duke theksuar se nuk hyri për ribashkim me askënd, por për të zbuluar realitetin e dinamikave mes banorëve.

“Cilin nga ata që pamë në story ta besojmë?
Për të gjithë ata që po spekulojnë mbi minutat e mi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, dua ta sqaroj qëllimin e vërtetë përse pranova të bëhem pjesë e sfidës së mosreagimit.
Unë nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim.
Thjesht, për të dëshmuar se njerëzit si ai nuk kanë guxim për t’i thënë gjërat në sy, por i japin prapa shpinës disa versione.
Gjithçka bashkë është e kaluar. Në jetën time private kam vazhduar, e shkëputur nga Bigu me të gjitha ndodhitë e tij.
Do ta kuptoni shumë shpejt.”, ka shkruar ajo.

Deklarata e saj ka ndezur reagime të shumta mes ndjekësve dhe fansave të spektaklit, të cilët po spekulojnë mbi personin për të cilin ajo flet dhe ngjarjet që pritet të zbardhen.