Policia i gjen pushkë e 71 fishekë një gruaje në Banjskë - Gazeta Express
string(56) "policia-i-gjen-pushke-e-71-fisheke-nje-gruaje-ne-banjske"

Lajme

Gazeta Express

15/03/2025 9:23

Policia i gjen pushkë e 71 fishekë një gruaje në Banjskë

Lajme

Gazeta Express

15/03/2025 9:23

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit policia i ka gjetur armë e fishekë gjatë kontrollit në shtëpinë e saj dje në orën 08:20.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë,  dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.

Policia tha se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement