Kryeministri Edi Rama ka vijuar podcastin e tij të radhës këtë fundjavë, ku ka diskutuar për rëndësinë e pasaportës së Bashkimit Evropian për qytetarët shqiptarë.
Gjatë këtij episodi, Rama ka theksuar se çdo qytetar që dëshiron të shijojë privilegjet e pasaportës europiane duhet të mbështesë një mandat të fortë për qeverinë, e cila do të sigurojë integrimin e Shqipërisë në BE.
“Pasaporta europiane shqiptare nuk është vetëm liri udhëtimi në çdo kufi, hyrje nga një korridor pa radhë, por është edhe liri qëndrimi. Me çass, BE bëhet e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet sa BE. Vajzat dhe djemtë e Shqipërisë mund të studiojnë me të njëjtat tarifa si student i barabartë i studentëve të BE dhe jo me tarifa ekstra. Mund të punojnë pa leje, duke gëzuar të njëjtat të drejta si suedezët në Suedi, si portugalezët në Portugali, apo si polakët në Poloni.”