Theret një person në Prishtinë, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(49) "theret-nje-person-ne-prishtine-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2025 21:59

Theret një person në Prishtinë, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

14/03/2025 21:59

Një person është therur me mjet të mprehtë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

:Sot rreth orës  20 :45, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.  I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.