Nico Williams është bërë një nga emrat më të përmendur në tregun e transferimeve.
Ylli i ri po vazhdon të shkëlqejë te Athletic Bilbao, mirëpo e ardhmja e tij pritet të jetë larg “San Mames”.
Barcelona – e cila dëshironte të nënshkruante me të edhe verën e kaluar – ende e konsideron anësorin si prioritet për sulmin e saj.
Sulmuesi pranoi të vazhdonte kontratën me Bilbaon, me dëshirën e tij për të ndarë dhomat e zhveshjes me vëllain e tij, Inakin.
Megjithatë, tashmë ka ndryshuar situata, me Williamsin që duket se po luan në vitin e tij të fundit me Bilbaon.
Shpejtësia e tij, driblimet dhe aftësia për të bërë diferencën kanë bërë që Blaugranasit ta konsiderojnë si një shtesë kyçe për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.
Klubi nga Katalonia e di se nuk do të jetë e lehtë të sigurojë nënshkrimin e tij nga Bilbao, pasi ai sapo ka nënshkruar kontratën e re me klubin dhe i duhet të paguajë një shumë goxha të madhe, megjithatë Barça është e hapur ta bëjë këtë “sakrificë” financiare./GazetaExpress/