Aksidenti me 1 viktimë në Shkodër, arrestohet shoferi i ambulancës - Gazeta Express
string(65) "aksidenti-me-1-viktime-ne-shkoder-arrestohet-shoferi-i-ambulances"

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2025 12:01

Aksidenti me 1 viktimë në Shkodër, arrestohet shoferi i ambulancës

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2025 12:01

Shoferi i ambulancës që u përfshi në aksident të enjten në Shkodër është arrestuar nga policia. Sipas policisë, 65-vjeçari u vu në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër- Hani i Hotit”, ju  informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin P. S., 65 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.  65-vjeçari duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, dhe janë dëmtuar dy pasagjeret shtetaset S. K.,43 vjeçe, dhe D. K., 18 vjeçe,(bashkëshortja dhe vajza e shtetasit A. K), të cilat ndodhën në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement