Eri Ago, e dashura e Safet Bajrit është arrestuar nën akuzë për “përkrahje të autorit të krimit” lidhur me vrasjen e Safet Licit në vitin 2018 në Shkodër.
Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.
Por cili është roli i saj në vrasjen e Lici? Ago dyshohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Ka disa biseda mes saj dhe Safetit një ditë para ngjarjes, 9 gushtin e vitit 2018. Ago është marrë në pyetje edhe në 2018 për të njëjtën ngjarje. Aktualisht është në spitalin e burgut.