Basha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Shëndet e mbarësi gjithë shqiptarëve - Gazeta Express
string(74) "basha-uron-diten-e-veres-nga-elbasani-shendet-e-mbaresi-gjithe-shqiptareve"

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2025 10:56

Basha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Shëndet e mbarësi gjithë shqiptarëve

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2025 10:56

Deputeti Lulzim Basha ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Verës. Nga Elbasani, ai nuk ka ngurruar të shprehë dobësinë që ka për këtë qytet dhe thotë se 14 marsi është një ditë mirësie.

Basha: Është kënaqësi e jashtëzakonshme që ndodhem në mes të qytetarëve të Elbasanit, qytetit tim të dytë ku kam shërbyer për një kohë të gjatë si përfaqësues. Të ndodhem sërish në këtë qytet, i cili i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë, kombit tonë dhe të shpreh pa asnjë kompleks dobësinë që kam për Elbasanin, qytetarinë, vlerat dhe kulturën që rrezaton ky qytet. Është një ditë mirësie, një ditë pozitive, siç uroj nag zemra të jetë kjo verë për gjithë shqiptarët duke nisur pse jo nga një verë e hershme, 1 maji. 1 maji i ndryshimeve pozitive. Elbasani, Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë. Në këtë ditë vere jam mbledhur këtu me grupin e kandidatëve për deputet të cilët i thonë po vlerave qytetare, i thonë po ndryshimit dhe jo riciklimit sepse të gjithë jemi këtu duke besuar se Elbasani meriton më shumë, Shqipëria meriton më shumë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement