I vihet tritoli lokalit në Lezhë, dëme të shumta materiale - Gazeta Express
string(57) "i-vihet-tritoli-lokalit-ne-lezhe-deme-te-shumta-materiale"

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2025 9:06

I vihet tritoli lokalit në Lezhë, dëme të shumta materiale

Shqiperi

Gazeta Express

14/03/2025 9:06

Lagjia “Besëlidhja” në Lezhë është tronditur në orët e para të ditës së sotme nga një shpërthim me eksploziv. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse para derës së lokalit të mbyllur të lokalit në pronësi të 47-vjeçarit, Ilir Markvukaj.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement